LAJMI I FUNDIT:

Hardhucën që e shpëtoi nga mbytja në pishinë, e hëngri një shpezë sapo e lëshoi në bar (Video)

Hardhucën që e shpëtoi nga mbytja në pishinë, e hëngri një shpezë sapo e lëshoi në bar (Video)

Vizitori i paemëruar i një pishine në Australi, e ka shpëtuar një hardhucë që po mbytej në ujë, për ta lëshuar në bar.

Mirëpo, jeta e zvarranikut nuk ishte e gjatë, pasi atë e grabiti një shpezë, brenda vetëm disa sekondave, transmeton Telegrafi.

“E kemi një shok të vogël të quajtur Bruce”, ka thënë ai, ndërsa një tjetër që e filmonte dukej e kënaqur me veprimin që bëri ai.


Ngjarja është shpërndarë shumë shpejtë në internet, ndërsa ka pasur raste që e kritikuan pse e lëshoi në bar, pasi më mirë do ishte të lihej pranë ndonjë trungu peme.

“Ky është rregullimi i ekosistemit, që e bën vet natyra”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/