LAJMI I FUNDIT:

Në dyqan futen tre hajna, plakut as që i trembet syri – përkundrazi, lufton “fyt më fyt” me njërin prej tyre (Video)

Në dyqan futen tre hajna, plakut as që i trembet syri – përkundrazi, lufton “fyt më fyt” me njërin prej tyre (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet një burrë i moshuar, të cilit as që i trembet syri, kur në dyqanin në të cilin gjendej ai, futen tre hajna.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur një 83-vjeçar “nxjerr në pah guximin” në një dyqan në Irlandë dhe i ndjek ata nga dyqani.


Siç edhe mund të shihet Denis O’Connor luftoi kundër grabitësve, të cilët ishin të armatosur me çekiçë dhe të maskuar, në dyqanin e basteve në Glanmire, Co Cork.

Madje, ndërsa sulmuesit u larguan nga dyqani, O’Connor godet njërin prej tyre në pjesën e pasme, në daljen e tij.

Pamjet e ngjarjes janë kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe ngjarja thuhet të ketë ndodhur rreth orës 18.30 të shtunën në mbrëmje. /Telegrafi/