LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Hazard mund të shënojë 40 gola

Sarri: Hazard mund të shënojë 40 gola

Maurizio Sarri ka folur fjalë të mëdha për yllin e skuadrës së tij, Eden Hazard.

Chelsea ka shënuar fitoren e pestë nga pesë ndeshjet e luajtura në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Cardiffin me rezultat 4-1.


Ylli belg, Hazard, ka shënuar het-trik në këtë ndeshje dhe ka marr fjalë të mëdha nga trajneri i tij, i cili mendon se ai mund të shënojë 40 gola.

Chelsea i pandalshëm, mposht Cardiffin për fitoren e pestë radhazi - Hazard shënon het-trik
Lexo po ashtu Chelsea i pandalshëm, mposht Cardiffin për fitoren e pestë radhazi - Hazard shënon het-trik

“Mendova se Hazard ishte një nga lojtarët më të mirë në Evropë, por tani po ndryshoj mendjen, ai është më i miri, por mendoj se mund të përmirësohet më shumë”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Mendoj se ai mund të shpenzojë më pak energji se tani në 50 ose 60 metrat e fushës së kundërshtarit”.

Sarri ka shumë besim në Hazardin

“Kur ne kemi topin në gjysmën tonë ai prek topin pesë ose gjashtë herë atë”.

“Pra, veprimet e tij, tregojnë se ai shpenzon shumë energji dhe mund të ketë më shumë energji në 25 metra të fundit”.

Chelsea 4-1 Cardiff: Notat e lojtarëve, shkëlqen Hazard
Lexo po ashtu Chelsea 4-1 Cardiff: Notat e lojtarëve, shkëlqen Hazard

“Unë mendoj se ai mund të shënojë 30 ose 35 gola”.

“I kam folur atij në dy ditët e fundit. Dje i thashë se mund të shënojë 40 gola. Por i duhet të shpenzojë më pak energji larg golit dhe të luaj më fortë në 25 metra të fundit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

Real Madridi fiton avantazh në garën për transferimin e top yllit francez

La Liga
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

Joan Laporta konfirmoi shkarkimin e Xavit nga shtrati i spitalit

La Liga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Kalo në kategori