LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur nga uragani Florence

Pesë të vdekur nga uragani Florence

Sipas njoftimeve, të shtunën, thuajse një milion shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike, ndërsa stuhia tropikale “Florence” ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të jugut amerikan.

Qendra Kombëtare për Uraganet thotë se stuhia ka shkaktuar përmbytje katastrofike në Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Agjencia për motin tha se egziston mundësia për tornado në pjesën juglindore të Karolinës së Veriut dhe verilindje të Karolinës së Jugut.


Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Copper tha se “Florence” mund të shkatërrojë komunitete të tëra.

Uragani e uli fuqinë, në një stuhi tropikale kur goditi Karolinën e Veriut, nga uragan i kategorisë së parë me erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyer, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur.

Policia në Uillmington tha se një nënë dhe foshnja e saj humbën jetën, kur një pemë u rrëzua mbi shtëpinë e tyre. Një tjetër grua humbi jetën nga infarkti, ndërsa ambulancat nuk arritën dot shpejt tek ajo, si rezultat i pemëve të rrëzuara. Një 78 vjeçar e zuri korenti, ndërsa përpiqej të lidhte kabllot elektrike në shi. Një tjetër person humbi jetën kur erërat e forta e përplasën, ndërsa po kontrollonte për qentë e tij, raporton VoA.

Qendra Kombëtare për Uraganët tha se stuhia po ecën me ngadalë në brendësi me erëra të qëndrueshme që kapin shpejtësinë 80 kilometra në orë. Nga mbrëmja e së premtës, epiqendra e stuhisë ishte zhvendosur në Karolinën e Jugut. Lëvizja e ngadaltë e stuhisë, dhe jo forca e saj, është ajo që po shqetëson parashikuesit e motit dhe zyrtarët.

Qindra njerëz në Karolinën e Veriut janë shpëtuar nga niveli i rritur i ujërave. Autoritetet thonë se kanë marrë më shumë se 150 telefonata vetëm në qytetin historik “New Bern” për të shpëtuar njerëz, pasi në shtëpitë e tyre kishte hyrë uji. Qendra e uraganeve parashikon deri në 101 centimetra shi për disa pjesë të Karolinës së Veriut.

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori