LAJMI I FUNDIT:

iPhone ‘i lirë’ nga Apple nuk do të dal në shitje deri në tetor

iPhone ‘i lirë’ nga Apple nuk do të dal në shitje deri në tetor

Raportet që u shfaqën disa muaj më parë spekuluan se Apple mund të përballet me probleme të furnizimit me ekranet LCD, pasi furnizuesi Japan Display kishte nivele të ulëta në prodhimin e kësaj teknologjie, sipas The Verge. Por mund të jetë më e komplikuar se kaq.

“Gjithçka që kemi dëgjuar, është për probleme në anën e softuerit”, tha Ryan Reith, zëvendëspresident i IDC për hulumtimin në pajisjet mobile.


“Ka shumë programe të përfshira në ekranin LCD, pasi është i pari [ekran LCD] me një nivel dhe ekran të plotë. Apple nuk morri mjaftueshëm njësi nga këto ekrane. Ka hasur probleme të minutës së fundit me prodhuesit, “shtoi ai.

Krijuesi i iPhone është dashur të ndryshoj ekranin LCD përmes inxhinierisë softuerike për të marrë pamjet vizuale në strukturën e saktë, tha Reith.

Sidoqoftë, disa ekspertë nuk besojnë se pritja më e gjatë do të pengojë konsumatorët e ndjeshëm ndaj çmimeve nga blerja e iPhone XR, pasi ndryshimi në koston mes këtij telefoni dhe XS-së apo XS Max-it është i rëndësishëm, përcjell Telegrafi.

“Për konsumatorin mesatar, produktet do të duken të njëjta nga jashtë dhe iPhone LCD me çmim më të lirë është një pajisje vërtet e këndshme në pamje ” deklaroi për The Verge, analisti senior nga Canalys, Ben Stanton.

Sido që të jetë, është një situatë e favorshme për Apple, pasi pronarët e iPhone që planifikojnë një përmirësim të telefonit të tyre mund edhe të përfundojnë duke blerë një pajisje të re, pa marrë parasysh se çfarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori