LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve

Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeministri Haradinaj e quajti "hajn i pulave" dhe "pishpirik", kështu i përgjigjet ish-prokurori Blakaj
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e quajti "hajn i pulave" dhe "pishpirik", kështu i përgjigjet ish-prokurori Blakaj

Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.


“Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘falsifikim i dokumentit’, ‘mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë'”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/