LAJMI I FUNDIT:

Taksa për kalim në Rrugën e Kombit ngritë çmimet e derivateve

Taksa për kalim në Rrugën e Kombit ngritë çmimet e derivateve

Drejtues të shoqatës së naftëtarëve në Kosovë po e kundërshtojnë taksën rrugore në rrugën e kombit të aplikuar së fundmi nga autoritetet e Shqipërisë.

Naftëtarët nuk janë kundër taksës, por kërkojnë një çmim të arsyeshëm.


Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se taksa rrugore në rrugën e kombit e vendosur nga autoritetet e Shqipërisë është e papranueshme për naftëtarët.

“Sa i përket tarifave rrugore, Shoqata e Naftëtarëve jemi për pagesë, taksë, por çmimi të jetë i arsyeshëm. Dihet se naftëtarët e shfrytëzojnë shumë rrugën e kombit, sepse furnizimi i derivateve bëhet nga Shqipëria. Ka kompani që brenda një dite i bie që të paguaj taks rrugore deri ne 300 euro, dhe kjo është e pa pranueshme dhe taksë shumë e lartë. Kjo është një kosto shtesë për importin e derivateve ku kjo kosto i shtohet transportit dhe është krejt normale që e rrit çmimin e derivateve”, ka thënë Berjani, për Kosova Press.

Ai mendon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte dashur që kosovarët t’i konsiderojë sikur qytetarët e Kukësit, me një taksë ose çmim të njëjtë. /Telegrafi/