Lansohet edhe iPhone Xr, telefoni i volitshëm nga Apple për këtë vit (FOTO)
Apple ka njoftuar një hyrje të re në gamën e re të iPhone-ëve të këtij viti, iPhone Xr.
iPhone XR, i cili u njoftua së bashku me iPhone Xs dhe iPhone Xs Max të ri, ndan shumicën e teknologjisë së telefonave më të fuqishëm, por vjen me një lloj tjetër të ekranit.
iPhone Xr vjen në tre konfigurime magazinimi: 64GB, 128GB dhe 256GB. Xr do të kushtoj 749 dollarë.
Për sa i përket harduerit, iPhone Xr vjen i instaluar me procesorin më të fundit të Apple 7nm A12, ndërsa ekrani Liquid Retina është me përmasë 6.1 inç, i cili është më i madh se ai i instaluar në iPhone Xs, megjithatë paneli është LCD dhe jo një OLED.
Kamera e iPhone Xr paketon një konfigurim me një lente të vetme – e njëjta kamerë me kënd të gjerë që është instaluar në iPhone Xs.
Jetgjatësia e baterisë, në krahasim me iPhone 8 Plus, është përmirësuar për 90 minuta. Ju mund të para-porositni telefonin më 19 tetor, dhe do të jetë në dispozicion më 26 tetor. Xr vjen në ngjyre të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe emoji të reja: Tired Smiley, Harp dhe Shovel
Dy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp
Folës të nivelit botëror zbarkojnë në Prishtinë për Kampin e Inteligjencës Artificiale "AI Startup"
iPhone 4 SE i Apple do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij
Këto janë super syzet inteligjente Ray-Ban - ato mund të postojnë në Instagram dhe luajnë muzikë
Apple ka përgatitur iPhone-in më të shtrenjtë deri më tani
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona