LAJMI I FUNDIT:

Berisha dhe ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall flasin për transformimin e FSK-së

Berisha dhe ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall flasin për transformimin e FSK-së

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall.

Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Finlandës, në veçanti për nevojën e inicimit të një bashkëpunimi më intensiv në mes të Kosovës dhe Finlandës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përkatësisht në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadoren Stjernvall, për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën, në sferën politike, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, si dhe mbështetjen diplomatike dhe atë të sigurisë në arenën ndërkombëtare.


Gjithashtu, ministri Berisha, tha se falënderon diplomaten nga Finlanda, për letrën të cilën ajo i solli sot ministrit Berisha, në të cilën, Finlanda ka identifikuar fushat e bashkëpunimit si dhe ka ofruar mundësi për ndjekjen e shkollave dhe qendrave të ekselencës nga pjesëtarët e FSK-së, në të ardhmen.

Sa i përket të ardhmes së FSK-së, ministri Berisha, tha se shteti i Kosovës dhe Ministria për FSK-në, në vazhdimësi është duke informuar dhe koordinuar me NATO-n, shtetet partnere dhe partnerët strategjikë rreth planit të Kosovës për të ardhmen e Forcës, dhe se për këtë temë do të jenë plotësisht transparent, në mënyrë që vendimet rreth transformimit të FSK-së, dhe të ardhmes së saj, mos ta befasojnë askënd.

Ambasadorja e Finlandës, Stjernvall, pasi i dorëzoi letrën për bashkëpunim ministrit Berisha, shprehu gatishmërinë e Finlandës dhe të Qeverisë së Finlandës, për fokus të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe rreth Kosovës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me Kosovën, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe mbështetjen, për ta mbështetur këtë vend mik, në agjendën e saj euroatlantike.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori