Duke folur në një forum ekonomik të mbajtur në Vladivostok, presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se Moska i ka identifikuar dhe gjetur të dyshuarit e sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury të Britanisë së Madhe.
Madje, ai i fton të dyshuarit që të shfaqen e të flasin për mediet, pasi siç tha, “kanë shumë për të treguar nga historia e tyre si qytetarë të thjeshtë dhe jo kriminelë”.
Javën e kaluar, agjencitë ligjzbatuese britanike deklaruan se kishin identifikuar dy shtetasit rusë që fshiheshin pas helmimit të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal.
Gjithashtu, përcjell tch, kryeministrja Theresa May akuzoi shërbimin informativ ushtarak rus se kishte organizuar helmimin në fjalë, pas urdhrit të autoriteteve qendrore.
Autoritetet ruse u kundërpërgjigjën me faktin se, fotot dhe emrat e të dyshuarve, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilat u publikuan më herët nga Londra, nuk provojnë aspak përfshirjen e Moskës në këtë sulm.
Përpjekja për helmimin e ish-agjentit Skripal dhe vajzës së tij Yulia në qytetin britanik të Salisburyt, më 4 mars, shkaktoi tensione mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, teksa Londra dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën si orkestruese të sulmit, por Kremlini refuzon.
Së fundi, autoritetet britanike pretenduan se dy shtetas rusë, të dyshuar për sulmin, ishin të lidhur me shërbimin informativ ushtarak “GRU” të Rusisë. Incidenti i marsit solli për pasojë vendosjen e sanksioneve të reja nga ana e Shteteve të Bashkuara kundrejt Rusisë më 27 gusht, ndërsa shumë vende të Bashkimit Europian kanë dëbuar diplomatët rusë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJaponia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?