LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Veturat e Policisë nuk janë të sigurta për vozitje (Video)

Qalaj: Veturat e Policisë nuk janë të sigurta për vozitje (Video)

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara.

“Policia e Kosovës disponon një numër të caktuar të automjeteve dhe numri i tyre është mjaft i madh, mirëpo gjendja faktike është pak më ndryshe meqenëse shumica e këtyre veturave janë të vjetra dhe kanë shumë kilometra të kaluara dhe mund të them që në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje”, thotë Qalaj, në një intervistë për Kallxo.com.

Ai thotë se me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave do të blejnë vetura në mënyrë që të mbështesin zyrtarët policorë në terren.


Por, me vetura të reja Qalaj thotë se do të pajisen shërbimi në ndërrim, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit.

“Është prioriteti i imi që sidomos policët që i kemi në stacionet policore t’i mbështesim me veturat e reja, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit t’i marrin veturat e reja, por prioritet do të ketë shërbimi në ndërrime në stacione policore, qoftë me vetura, qoftë me pajisje të tjera të domosdoshme për punën e policit në terren”, thotë Qalaj.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për udhëzimin në bazë të të cilit zyrtarët policorë duhet të përdorin veturën zyrtare.

Sipas Qalajt, në bazë të një udhëzimi policët  kanë të drejtë të posedojnë veturë por për raste të caktuara.

“Në fakt ne kemi një udhëzim në lidhje me posedimin e veturave që ne e quajmë në thirrje dhe jo vetëm komandantët e stacioneve por edhe shërbimet tjera që e posedojnë veturën në thirrje, por vetura në thirrje nuk nënkupton veturën për transport, nuk nënkupton se vetura duhet të përdoret për qëllime private mirëpo vetura në thirrje nënkupton që individi që e udhëheqë një stacion të jetë në gjendje të përgjigjet në rast nëse ndodhë jashtë orarit të punës”, shprehet drejtori i përgjithshëm i Policisë.

Në rast të keqpërdorimit, Qalaj thotë se do të merren masa serioze.

“Në rast të keqpërdorimit absolutisht do të merremi shumë seriozisht, në mënyrë që kjo të ndërpritet dhe pasojat do të jenë mjaft të mëdha për secilin”, thotë Qalaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori