Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Në margjina të këtij forumi, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka takuar Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Terens Quick, si dhe personalitete të tjera që po marrin pjesë në këtë forum.
Në takimin me Palmer, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka theksuar rolin dhe rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fazën finale të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Hoxhaj tha se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë garancë të zbatimit si nga Bashkimi Evropian, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Roli dhe mbështetja e SHBA-së në fazën e fundit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, ndërsa është e nevojshme garanca e zbatimit të kësaj marrëveshjeje finale nga Bashkimi Evropian dhe SHBA”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.
“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë”, ka njoftuar ai.
Hoxhaj ka takuar dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mënyrat e bashkëpunimit mes dy shteteve në rrugën e përbashkët drejt integrimit euro-atlantik.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar takime dypalëshe edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Terens Quick, me të cilin kanë diskutuar ndër të tjera edhe për njohjen e Kosovës nga ky shtet. Ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amre Moussa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj