LAJMI I FUNDIT:

Thaçi thotë se ka marr përkrahjen e Gjukanoviqit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Thaçi thotë se ka marr përkrahjen e Gjukanoviqit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar sot në Podgoricë, ku është takuar me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq, me të cilin ka biseduar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takimin me presidentin e Malit të Zi, ka biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi.

Postimi i plotë i Thaçit:


“Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane. HTH”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori