LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria i kërkon Sllovakisë të njoh shtetin e Kosovës

Shqipëria i kërkon Sllovakisë të njoh shtetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Sllovakisë, Milan Ciganik, me rastin e largimit nga Shqipëria.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë takimit Kryetari Ruçi e falënderoi Ambasadorin Cigánik për kontributin e tij në zgjerimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.


Marrëdhëniet politike të Shqipërisë me Republikën Sllovake janë shumë të mira.

Shprehje e këtij vlerësimi ishte edhe vizita e Kryeministrit të Sllovakisë në Tiranë gjatë mandatit të ambasadorit Ciganik.

Ruçi shprehu vullnetin e Shqipërisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e dialogut politik dypalësh.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si edhe mbështetjen e Sllovakisë në kuadër të Grupit të Vishegradit.

Gjatë mandatit tuaj, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat.

Duke vlerësuar mbështetjen dhe nxitjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Kryetari i Kuvendit Ruçi përsëriti kërkesën që Sllovakia të njohë e Kosovën si shtet Sovran.

Ambasadori Milan Ciganik falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë misionit të tij në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori