LAJMI I FUNDIT:

Nxënëses i rrjedh gjak me djersë, sa herë që është nën presionin e provimeve (Foto)

Nxënëses i rrjedh gjak me djersë, sa herë që është nën presionin e provimeve (Foto)
Foto: Ilustrim

Stresi besohet të jetë shkaktari kryesor, që një nxënëses nga Vietnami i rrjedhë gjak me djersë, sa herë që është në presionin e provimeve.

Mjekët besojnë se 11-vjeçarja e paemëruar vuan nga hematidrosis, një fenomen i hulumtuar dobët, për shkak se është shumë i rrallë, transmeton Telegrafi.

Fëmija nga regjioni Dak Doa, ka nisur të shfaqte simptoma para disa muajsh, derisa po përgatitej për testime. Atë e diagnostikuan me infeksion lëkure dhe e lëshuan me një përshkrim medikamentesh, por kur gjendja iu përkeqësua sërish, u desh të kontrollohej sërish.


Tani ekspertët mendojnë se ajo ka Hematidrosis, një gjendje e rrallë, që e bën adrenalinën të punojë 20 herë më shumë, sa sa te ata që nuk janë të prekur.

Sulmet e ankthit e rrisin në masë të madhe nivelin e gjakut, duke bërë që i prekur të djersijë. Në këtë formë, prej poreve të trupit del edhe gjaku.

Raportohet se ky fenomen i prekë vetëm një në dhjetë milion njerëz, ndërsa pas shekullit XX ka pasu raste ekstrem të rralla. /Telegrafi/