LAJMI I FUNDIT:

AUV: Nuk ka konfirmime shkencore se prodhimet e modifikuara gjenetikisht janë të dëmshme

AUV: Nuk ka konfirmime shkencore se prodhimet e modifikuara gjenetikisht janë të dëmshme

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, sot tha se shkenca akoma nuk ka vërtetuar se prodhimet me modifikime gjenetike janë të dëmshme.

Në tribunën me këtë temë të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë profesori Sreqko Gjorgjievski nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim, tha se dëme më të mëdha ka nga përdorimi i hormoneve dhe mykotoksinave se sa nga prodhimet e modifikuara gjenetikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AUV: Janë zbuluar prodhime me modifikime gjenetike në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu AUV: Janë zbuluar prodhime me modifikime gjenetike në Maqedoni (Video)

Sipas tij, deri tani nuk janë konstatuar prodhime të modifikuara gjenetikisht me ndikim të dëmshëm. Ai shtoi se ka kundërshtar të këtyre ushqimeve, por 95 për qind e analizave tregojnë se kafshët që ushqehen me këto ushqime nuk kanë probleme.


Përndryshe, për momentin në Maqedoni vetëm në fakultetin për Mjekësi Veterinare po bëhen analiza të prodhimeve të modifikuara gjenetikisht, edhe pse ka një laboratori që mund të bëhet e njëjta.

AUV ka dorëzuar propozim-rregullore në qeveri që të ndryshojë rregullativën sipas Evropës, por akoma pritet mendimi i kompetentëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori