Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe me mbështetje nga Komisioni Evropian, kanë organizuar konferencën me temë “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”, ku edhe kanë lansuar raportin hulumtues.
Arbëreshë Krasniqi, ushtruese e detyrës së ministres në MTI, tha se do të angazhohen në maksimum për t’i arritur rekomandimet e OCED-it nga ky raport. Ajo tha se MTI do të vazhdojë me punën në ngritjen e konkurrueshmërisë.
“Përmes këtij raporti mund të vlerësojmë përparimin e reformave politike pro konkurruese në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, siç janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Mali i zi. Do të angazhohemi në maksimum për implementimin e rekomandimeve sidomos të atyre që kemi ngecje dhe me shpresë se në publikimin e radhës do të jemi në nivel më të lartë se sa në këtë ditë”, tha Krasniqi.
Riccardo Serri, udhëheqës i Sektorit Publik, Ekonomik dhe për Integrime Evropiane në Zyrën e BE-së, tregoi se BE ka dhënë 10.7 milionë euro për investime në fushën e konkurrueshmërisë. Ai tha se konkurrenca është element shumë i rëndësishëm për çdo shtet që mendon të bëhet anëtar i BE-së. Ai tha se për këtë arsye edhe e kanë financuar këtë projekt.
“Është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian është këtu, sepse ne kemi kontribuar, por gjithashtu, t’iu shpjegoj arsyet kryesore të saj, pse është kaq e rëndësishme çështja e konkurrencës për çdo vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian një ditë, mendoj se ky është një element thelbësor dhe arsyeja vendimtare që na solli drejt financimit të këtij projekti për të krijuar bashkëpunim shumë të mirë me OCD, që sot u paraqit nga të gjithë ne në këtë tryezë”, ka thënë Serri.
Kurse, Marzena Kisilewska, udhëheqëse e Divizionit të OECD-së për Evropën Juglindore, tha se ky raport është fryt i një pune afatgjatë. Ajo tha se ky raport është një nga vlerësimet më të mëdha që ka bërë OCDE-ja për ndonjë shtet. Ajo tha se duhet më shumë përpjekje për ngritjen ekonomike, dhe për këtë, sipas saj duhet të rritet edhe bashkëpunimi mes ministrive.
“Perspektiva e konkurrueshmërisë është një tregim i sfidave dhe mënyra se si do të trajtohen këto me sukses. Mundësi të caktuara në raste të caktuara janë anashkaluar, por të gjitha këto janë identifikuar. Pra, është një dokument i rëndësisë së procesit dhe në një mënyrë e hap një kapitull të ri, një kapitull të cilin ju duhet ta shkruani”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Jakob Fexer, menaxher i projektit nga Divizioni i OECD-së, gjatë këtij hulumtimi kanë hasur koordinim jo të mirë në dizajnimin e politikave në Kosovë. Sa i përket politikave tatimore, ai tha se të ardhurat nga tatimet janë rritur. Ai tha se një pengesë tjetër që kanë hasur gjatë këtij hulumtimi, është dominimi i ndërmarrjeve e vogla nga ato të mëdha.
Ky raport paraqet sfidat kryesore ekonomike dhe pengesat strukturore të konkurrueshmërisë për shtetet e Evropës Juglindore dhe sipas këtij raportim zbatimi i dobët dhe monitorimi i papërshtatshëm, vazhdojnë të jenë pengesë për reformat strukturore në këto shtete. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze