LAJMI I FUNDIT:

Franca do të vazhdojë mbështetjen ekonomike për Kosovën

Franca do të vazhdojë mbështetjen ekonomike për Kosovën

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, shprehu sot gatishmërinë e vendit të tij për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Financave, Bedri Hamza, gjithashtu shprehu përkushtimin e qeverisë franceze në vazhdimin e procesit të zbatimit të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza që po financohet me huamarrje nga Thesari francez.

Në takim është diskutuar në lidhje me zhvillimet në fushën financiare në Kosovë, me theks të veçantë aktivitetet dhe përgjegjësitë që janë në domenin e Ministrisë së Financave.


Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Chabert për zhvillimet në Projektin e ndërtimit të Fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Francës, si dhe e falënderoi për përkushtimin e Francës për të ndihmuar Kosovën në projekte të tilla që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori