Gazeta javore franceze “Le Journal du Dimanche”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar vëmendje të veçantë dialogut Kosovë- Serbi. Sipas këtij mediumi, koha është çështje thelbësore, megjithëkëtë presidenti serb, Vuçiq dhe presidenti kosovar Thaçi, refuzuan të zhvillojnë negociatat e tyre në prani të ndërmjetëses evropiane, Federica Mogherinit.
“Megjithatë, dy javë më parë në Vjenë, ata kishin rënë dakord të bëjnë gjithçka për të arritur një marrëveshje të paqes deri në pranverën e vitit 2019. Pa këtë marrëveshje, të dyja shtetet nuk do të jenë në gjendje të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe as Kosova nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në OKB, pasi që kandidatura e saj është duke u bllokuar nga Rusia”, shkruan “Le Journal du Dimanche”.
Gazeta franceze shkruan se, sidoqoftë, përparim i pamohueshëm është arritur në procesin e dialogut.
Sipas saj, të dy burrështetasit kanë kaluar tashmë shumë orë bisedimesh, dhe këtë verë ata vendosën të shikojnë në një shkëmbim të mundshëm të territoreve, nëpërmjet një ndryshimi kufitar që do të merrte parasysh peshën e pakicave etnike.
“Ata kanë mësuar të respektojnë njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre nuk bazohet në besim ose miqësi, por në nevojën për të diskutuar dhe negociuar në favor të një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe paqësore”, ka thënë Bekim Çollaku, ish-ministër kosovar për Integrimin Evropian dhe njëri nga negociatorët kryesorë i delegacionit të Prishtinës, shkruan “Le Journal du Dimanche”.
Sipas tij, gjatë këtyre viteve të dialogut ata kanë mësuar të respektojnë njëri-tjetrin dhe kanë arritur të kuptojnë se ata duhet të tregojnë përgjegjësi dhe kurajë nëse duan të fitojnë miratimin publik – brenda shteteve të tyre përkatëse – për një marrëveshje paqeje, e cila ka kohë që mendohet si e pamundur.
Çollaku është pyetur edhe për marrëveshjen përfundimtare, për mbështetjen e SHBA-së dhe Francës për korrigjimin e kufijve, si dhe për kundërshtimin e Gjermanisë, e cila frikësohet se Kosova mund të shërbejë si model për riorganizimin e kufijve të shteteve të tjera në Ballkan.
Por Çollaku për “Le Journal du Dimanche” ka mohuar që një gjë e tillë mund të ndodhë. Ai ka theksuar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të krijojë paqe afatgjate.
“Ne nuk besojmë se korrigjimi i kufirit tonë me Serbinë do të shërbejë si pretekst për vendet e tjera të rajonit për të modifikuar kufijtë e tyre”, shton Çollaku.
Ai ka thënë se faza e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë sa më shpejt.
“Por kjo do të dëshmojë se ky ndryshim mund të negociohet me sukses dhe në mënyrë paqësore”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj