LAJMI I FUNDIT:

Edhe një javë nga fillimi i shkollës, por ‘Avni Rustemi’ në Kukës s’është gati

Edhe një javë nga fillimi i shkollës, por ‘Avni Rustemi’ në Kukës s’është gati

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën për një proces normal mësimor. Por kjo nuk mund të thuhet për shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi”, ku mësimi do të nisë në kushte të papërshtatshme. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj, shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

“Pjesa e soletes së katit të katërt është problematike. Në kohë reshjesh çfarë bie jashtë hyn brenda. Dyert e klasave janë akoma të kohës tashmë të harruar. Terrenet sportive janë po aq emergjente. Janë lënë përgjysëm. Do të krijohen edhe klasat sportive. Do të ketë profelizim të kësaj lënde. Edhe palestra ka nevojë për rikunstruksion dhe të sillet në parametrat normal. Janë disa gjëra që duhet ndërhyrje . Është superemergjente rikonstuksioni i plotë i shkollës”, shprehet Neraida Selmani, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”.


Prefektit i qarkut Zenel Kuçana , i cili vizitoi shkollen ‘avni rustemi’ për të parë pergatitejett ne prag te vitit te ri shkollor, tha se do merren masat qe mesimi aty te zhvillohet ne kushte nomale.

“Në këto kushte është e vështirë të zhvillohet mësimi.Ne do të marrim masat e nevojshme për të dalur nga kjo gjendje dhe shpresoj që në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit, do të bëjmë të mundur që shkolla të kete kushte normale mësimi”, tha Zenel Kuçana, Prefekt i qarkut Kukës.

Shkolla “Avni Rustemi” është hapur për herë të parë në vitin 1974 dhe është më e madhja në qytetin e Kukësit me 760 nxënës. Që nga koha e ndërtimit nuk ka njohur asnjë investim të plotë përveç riparimeve të përvitshme nga Bashkia e Kukësit. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori