Akademik Rexhep Qosja, ka komentuar deklaratat e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha nga takimi me liderin e Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti.
Berisha pas një takimi me Kurtin, ka thënë se serbët bashkë me argatët e tyre në Prishtinë kanë arritur të shtrijnë debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës në gjithë botën.
“Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia dolën të shndërrojnë çështjen e integriteti territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror”, tha Berisha.
Qosja duke komentuar këtë, tha se Berisha nuk ka të drejtë morale të flas për kufijtë e Kosovës, sepse është ndër personat që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Qosjës:
“E dëgjova dhe e lexova deklaratën që anëtari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari e kryeministri i djeshëm i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, tha në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ishte kjo fjalë e ngarkuar me retorikë pseudoatdhetare dhe me fyerje ndaj të gjithë atyre që për bisedimet Kosovë-Serbi nuk mendojnë si ai! Në këtë turr të tij sulmues, Sali Berisha nuk ngurroi t’i quajë argatë të Serbisë të gjithë ata që flasin për korrigjimin e kufirit, a për lëvizjen e kufirit, a për shkëmbimin e territorit midis Kosovës e Serbisë. Në qoftë se ka politikan shqiptar që nuk ka të drejtë politike e morale të flasë për çështjen e kufijve të Kosovës ky është para së gjithash Sali Berisha.
Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që nga postet më të larta të Shqipërisë shtetërore ka mohuar mundësinë që Kosova të bëhet shtet ndonjëherë! Dhe, them kështu sepse Sali Berisha është ai që duke e quajtur Kosovën djep të binjakëve shqiptarë e serbë e ka ndarë Kosovën!
Dhe, them kështu sepse Sali Berisha në vitet e despotizmit të tij, kur drejtpërdrejt e kur përmes Malit të Zi, duke e thyer embargon e vendosur prej faktorëve ndërkombëtar ndaj Serbisë,me naftën e Shqipërisë e ka furnizuar ushtrinë serbe që masakronte shqiptarë në Kosovë. Për këto arsye e quaj të palejueshme gatishmërinë e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që në kohën kur BE-ja dhe SHBA-të po bëjnë përpjekje për t’u arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë të dëgjojë retorikën e një njeriu që ka humbur të drejtën politike e morale për të folur për kufijtë e Kosovës.
Kjo që them për Albin Kurtin nuk do të thotë se unë pajtohem me sjelljet e qëndrimet politike, të bëra para se të mendohen, të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Jo. Unë me dëshpërim i dëgjoj e i shikoj në televizio ne varavingat politike të këtij despoti, i cili atë që e thotë në mesditë e mohon në mbrëmje, e ripohon të nesërmen dhe e mohon sërish në mbrëmje. Varavingat e tij politike janë bëtë shumë komprometuese për mendjen politike të Kosovës.
Dhe, të them në fund, se të gjithë ata që po mohojnë idenë e korrigjimit të kufirit, të lëvizjes së kufirit verior, të shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë nuk duan të shohin se junta e sotme politike e Kosovës e ka levizur tashmë kufirin shtetëror të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, kurse me Aneksin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi mundësia e lëvizjes së mëtejme të këtij kufiri është e hapur! Dhe, kështu e ka shkelur dhe e mbanë të shkelur Kushtetutën e Kosovës!
Dhe, po u kërkua prej saj, do të vazhdojë të shkelë e të tkurrë Kosovën edhe më tej. Deri kur? Dhe, të them në fund se ata që po flasin kundër korrigjimit të kufirit, kundër là «vizjes së kufirit verior dhe kundër shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë po flasin duke pasur parasysh postet e tyre, të sotmen e tyre, mundësitë e tyre për të qenë çka dëshirojnë të jenë e në asnjë çast duke pasur parasysh edhe të ardhmen paqësore të Kosovës, të ardhmen paqësore të fëmijëve tanë, të pasardhësve tonë!
Ata po tregohen çka janë në të vërtetë: njerëz politikë pa vizion politik? E ata që merren me politikë sot e nuk mendojnë, e nuk e dinë se si duhet të jetë Kosova pas 20 vjetësh, ata s’kanë të drejtë morale të merren me politikën e shtetit|”, ka shkruar Rexhep Qosja, përcjell Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe