LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq arrin në Kosovë

Vuçiq arrin në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq hyri në Kosovë sot rreth orës 14.15 përmes vendkalimit kufitar Brnjak në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku përfshihet edhe vizita në liqenin e Ujmanit.

Vuçiq do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.
Presidenti serb do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë dy ditore, ku janë shtuar masat e rrepta të sigurisë.

Kjo është agjenda e vizitës së tij:


Në ora 15:00 do të qëndrojë në Ujman [Gazivodë].

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e sporteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./Telegrafi/