LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e Shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë vazhdojnë protestat dhe bojkotin e mësimit

Nxënësit e Shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë vazhdojnë protestat dhe bojkotin e mësimit

Këshilli i Prindërve i Sh.F.M.U “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë është i vendsour të vazhdojë protestën dhe bojkotin e mësimit nga nxënësit e kësaj shkolle.

Prindërit dhe nxënësit e SH.F.M.U “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë, kanë mbajtur protestë dhe bojkot të mësimit në oborrin e shkollës më 3 shtator, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës, të destinuar për nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci”,  t’ia ofrojë SH.M.M.U “MIHAIL GRAMENO” për nxënësit e saj.


Prindërit në protestë: Komuna e Fushë Kosovës ia dha objektin e ri, shkollës 'Mihal Grameno'
Lexo po ashtu Prindërit në protestë: Komuna e Fushë Kosovës ia dha objektin e ri, shkollës 'Mihal Grameno'

Këshilli i Prindërve, përmes një kumtese, thotë se është i vendosur të vazhdojë me protesta dhe bojkot të mësimit nga nxënësit, derisa të realizohen kërkesat e tyre që t’u kthehet objekti i ndërtuar për nxënësit e kësaj shkolle.

Kumtesa e plotë:

VAZHDIM PROTESTE DHE BOJKOT MËSIMI NË SH.F.M.U ” DAUT BOGUJEVCI” FUSHË KOSOVË    

Protesta dhe bojkoti i mësimit vazhdohet për arsye së kërkesa e nxënësvë për të filluar mësimin në objektin e ri i ndertuar enkas për ta po ju mohohet, edhe pas premtimit të KK Fushë Kosovës së gjatë kësaj javë do të ofrojë një zgjidhje (premtimi është diskriminues dhe pa bazë arsyeshmerie).                             

Në takimin informues të mbajtur më të gjithë prindërit e nxënësve të SH.F.M.U “Daut Bogujevci” unanimisht u vendos që protesta dhe bojkoti i mësimit të vazhdoj dëri në realizimine kërkeses sone (jo diskriminim po të drejten e mësimit në objektin e ri shkollor).                    

Protesta dhe bojkoti i mësimit vazhdon nda dita e hene ora 8:00 në oborrin e shkollës.                               

KËSHILLI I PRINDERVE  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori