Ish-presidenti Barack Obama i ka dhënë një qortim të ashpër Amerikës së Donald Trumpit, duke sulmuar pasardhësin e tij me emër për herë të parë, në një fjalim emocionues që denoncoi “politikën e frikës dhe pakënaqësisë”.
Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama u bëri një apel të gjatë votuesve anembanë Shteteve të Bashkuara për të rikthyer “demokracinë e shëndoshë”, e denoncoi gjithashtu taktikat e përdorura nga Trump dhe republikanët në Uashington si një kërcënim të paprecedentë ndaj të ardhmes së vendit.
“Të ndash në klane, të udhëheqësh mes frikës, të vendosës njërin grup përballë një tjetri, t’u tregosh njerëzve se rendi dhe siguria mund të vendosen vetëm nëse mënjanojmë ata që nuk duken si ne, nuk mendojnë si ne apo nuk luten si ne…kjo është një histori e vjetër, e lashtë sa vet koha”, tha Obama. “Kjo nuk nisi me Donald Trumpin, ai është thjesht simptoma, jo shkaku. Trump thjesht po kapitalizon mbi pakënaqësitë që politikanët vet kanë tentuar të nxisin për vite me radhë”, shtoi më tej ai.
“Kur krijohet një boshllëk në demokracinë tonë, kur ne nuk votojmë, apo kur ne i marrim të drejtat dhe liritë tona si të mirëqena e të falura, atëherë politika e frikës, pakënaqësive dhe strukjes zë vend”, deklaroi më tej ish-presidenti amerikan.
Duke folur përpara studentëve, të premten, në Universitetin e Illinoisit, aty ku ai pranoi një çmim për etikën në qeverisje, Obama paralajmëroi edhe temat që do të pushtojnë fushatën zgjedhore në javët e ardhshme, ndërsa kërkoi të “zgjonte” demokratët përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Fjalimi i Obamës tregoi edhe njëherë se ai nuk do të tërhiqet aspak në përballjen dhe goditjen e Trumpit, të cilin faktikisht Obama e ka shmangur në të kaluarën ta sulmojë me emër, pasi i dorëzoi çelësat e Shtëpisë së Bardhë në janar të vitit 2017.
Deri më tani, Obama është fokusuar në disa prej politikave “drakoniane” të Trumpit mbi emigracionin, si dhe te vendimet për t’u tërhequr nga marrëveshjet historike ndërkombëtare, si për shembull pakti i Parisit mbi klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin.
E ndërsa Obama fliste, Trump mbërriti në Dakotën e Veriut për të emëruar një mbledhës fondesh për kandidatin republikan në Senat.
“E pashë, por më zuri gjumi. Zbulova se ai është shumë i mirë për të të vënë në gjumë”, tha Trump përpara audiencës.
Presidenti kritikoi më pas paraardhësin e tij se “po përpiqet të fitojë kredite për gjërat e pabesueshme që kanë ndodhur”. Obama theksoi në fjalimin e tij se përmirësimi i ekonomisë, që republikanët ia atribuojnë Trumpit, nisi pikërisht nën drejtimin e tij.
“Antidoti ndaj një qeverie të kontrolluar nga pakica e fuqishme, një qeverie që përçan, është qeveria e përbërë nga njerëz të organizuar, energjikë dhe gjithëpërfshirës. Pikërisht tani është koha për një gjë të tillë. Ekzistojnë kohëra të jashtëzakonshme dhe kohëra të rrezikshme. Pas dy muajsh do të kemi mundësinë të rikthejmë pamjen e shëndoshë të politikës sonë. Ekziston vetëm një mundësi kontrolli ndaj abuzuesve të pushtetit, ajo jeni ju dhe vota juaj”, tha Obama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë