Një denoncim i pazakontë është transmetuar këtë në emisionin “Fiks Fare”: Një banor i fshatit Terihat në Gjirokastër, hapi një tunel 30 metra të gjatë, me qëllim për të shkuar te banesa e vëllait. Por, doli poshtë dritares së komshiut.
Një banor i të njëjtit fshat, pretendon se, në momentin që kishte hipur në një shkallë, me qëllim për të rregulluar çatinë e shtëpisë, toka është çarë dhe ka rënë në një gropë të madhe. Z.Mantho pohon se nga rrëzimi është dëmtuar, ndërsa kur ka rënë në gropë ka vënë re se brenda kopshtit të tij, ishte ndërtuar një tunel i gjatë 30 metra.
“Tuneli më ka prishur një pjesë të themeleve të shtëpisë. U futa brenda në tunel dhe pashë se ishte ndërtuar mirë. Anës kishte mure mbajtëse, ndërsa në tavan i ishin vendosur pllaka guri. Tuneli kishte edhe elektrifikim. Unë ndoqa gjurmën, dhe më çoi te shtëpia e komshiut” thotë i moshuari, ndërsa tregon se thirri edhe komshiun, për t’i treguar çfarë i kishte ndodhur.
“Erdhi e pa tunelin dhe në fillim më tha se e kishte si hambar, do të mbante djathin, rakinë. Më pas më tha se tunelin e kishte bërë për t’u lidhur me shtëpinë e të vëllait, e cila është sipër shtëpisë sime. Nuk e besova, pasi mendoj se e ka hapur për të gjetur ndonjë thesar. Shtëpia ime më parë ka qenë bazë e grekëve në luftën me italianet. Babai i komshiut ma ka kërkuar disa herë për ta blerë. Ai kishte informacione se në nëntokë fshihej thesar. I kërkova të më jepte dhe mua ndonjë pjesë, po s’më dha asnjë gjë”, tregon z. Mantho, ndërsa pohon se rastin e ka denoncuar edhe në polici.
Pas denoncimit, gazetarët e Fiksit u futën brenda në tunel për ta parë. Tuneli raportohet se ishte i gjatë 30 metra dhe ngjasonte me galeritë e minierave. Brenda tij kishte mjete pune, kapele mbrojtëse si dhe vegla të ndryshme. Madje, disa pjesë, ishin ndërtuar edhe me mur guri, me qëllim që tuneli të mos shembej. Dhëndëri i denoncuesit thotë se arsyeja e vetme përse është hapur tuneli, është për thesar. Sipas tij, tuneli është hapur për vite me radhë.
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në banesën e personit që ndërtoi tunelin. Në bisedë, ai pohon se fillimisht, në vendin ku është ndërtuar tuneli, ka qenë zgavër. “Më tha babai që të gërmoj më tutje. Fillimisht mendova ta bëja një vend kur të lija djathin, rakinë. Më pas, në kohën e vitit 1997, babai më kërkoi që të bëja një tunel në nëntokë, për t’u lidhur me banesën e vëllait, pasi kishim frikë nga vjedhjet” thotë ai.
Pyetjes se përse përfundoi te komshiu, ai thotë se ka qenë një gabim, pasi gjatë gërmimeve, i ka dalë parë një shkëmb i madh. Deklaratën e komshiut se ka kërkuar për thesare, ai e quan si budallallëk, ndërsa thotë se punimet e fundit janë bërë para 4 vitesh. Në fund, heq përgjegjësinë nga vetja, duke pohuar se ka qenë ideja e babait të tij për të ndërtuar tunelin, ndërsa nuk ka pasur qëllim që të gjejë thesare në tokën e komshiut./tch
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?