Armin-Paulus Hampel, zëdhënësi i Grupit parlamentar të partisë djathtiste opozitare, Alternativë për Gjermaninë, shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiq dhe kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ai , në intervistë për Deutsche Welle shprehet edhe kundër shkëmbimit të territoreve.
DW: Ekzistojnë plane për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel është kundër. Cili është qendrimi i partisë suaj?
Armin-Paulus Hampel: Ne kritikojmë që perëndimi ndërhyri asokohe dhe e ndau Kosovën nga Serbia, çfarë ishte edhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Tani po shohim pasojat, për shembull, te Krimeja, ku rusët sjellin të njëjtat argumente që janë përdorur atëherë për Kosovën. Çka është krijuar tani në Kosovë, me mbrojtjen ushtarake të Perëndimit, nuk është një shtet i aftë për të mbijetuar. Krerët e Kosovës nuk janë politikanë të tipit tonë. Aty luajnë rol interesat klanore dhe lidhjet kriminale. Kjo është një situatë që mund të sjellë shkallëzime të reja. Prandaj nuk më duket e udhës që tani të bëhen përpjekje për të ndarë etnitë çka parashikon se edhe serbi i fundit të largohet nga Kosova dhe kosovari i fundit nga Serbia. Çfarë mesazhi është ky? Një shpërngulje etnike, në mos „përndjekje”, për të arritur një status-quo që do ta bënte këtë konstrukt, Kosovën, të aftë për të jetuar. Por ajo nuk do të jetë e aftë të mbijetojë. Unë mendoj se duhet ulur sa më shpejt në tryezë me serbët dhe kosovarët për të biseduar në mënyrë që të dy etnitë mbas konflikteve shkatërruese të atëhershme të arrijnë një marrëveshje.
DW: Mendoni se këmbimi i territoreve do të ketë efekt negativ në zona të tjera të Ballkanit?
Armin-Paulus Hampel: Natyrisht. Një zgjidhje ashtu siç është paraparë ajo e Kosovës, do të sillte sipas mendimit tim një mori pyetjesh: Çfarë do të ndodhë me Bosnjë-Hercegovinën, cilët kufij duhet të vlejnë, çfarë do të ndodhë me pakicën serbe, cilët kufij do të vlejnë aty, a është e mundur një shkëputje apo një kthim i pjesshëm në Serbi? Unë mendoj se do të kishte si pasojë një lëvizje të madhe dhe pas gjasave jo paqësore në Ballkan.
DW: Si do ta cilësonit rolin e Gjermanisë ndaj Ballkanit në këto vite?
Armin-Paulus Hampel: Dua të filloj me gjendjen gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 90. Sepse aty doli që fuqitë perëndimore, në mënyrë anakronike u lidhën sërish me aleatët e tyre të vjetër. Hans Dietrich Genscher i njohu menjëherë Kroacinë, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe ishin më shumë në anën e serbëve. Këto janë gjëra që sot luajnë një rol, sepse e tëra ka një histori dhe unë besoj se Gjermania në vitet e fundit nuk ka qenë shumë paqësuese. Sepse ne atje në Kosovë në fakt kemi krijuar një situatë që donim ta kishim, por që me angazhimin ushtarak dhe mjetet ushtarake që përdorëm, në fundt të fundit nuk e arritëm.
DW: Shumica e politikanëve e shohin zgjidhjen e të gjitha problemeve në të ardhmen evropiane. Si e shhini ju?
Armin-Paulus Hampel: Unë nuk e di nëse Bashkimi Europian është i gatshëm për këtë. Bashkimi Europian do të ishte komplet i mbingarkuar, nëse do të fuste në BE edhe vendet e brishta ballkanike. Megjithatë, vendet e Ballkanit duket qartë që duan të orientohen nga Europa, ndoshta me disa përjashtime të vogla dhe kjo duhet marrë seriozisht. Ka edhe zgjidhje të ndërmjetme ndërmjet një anëtarësie dhe një bashkëpunimi më të fortë ose një bashkëpunimi të privilegjuar, siç e propozoj unë edhe për Turqinë. Ne mund të krijojmë atje një konstelacion ku mund të zhvillojmë një tregti intensive me vendet e Balllkanit, edhe aty mund të ulim barrierat doganore, por një anëtarësim të këtyre vendeve në një të ardhme të afërt nuk e shoh. Nuk do t’u bënte mirë as BE-së dhe as atyre vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj