LAJMI I FUNDIT:

Vdes ikona e Hollywoodit, Burt Reynolds

Vdes ikona e Hollywoodit, Burt Reynolds

Burt Reynolds, ikonë e Hollywoodit në vitet e 70-ta, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, Erik Kritzer, për Hollywood Reporter, duke thënë se ai ndërroi jetë të enjtën në mëngjes në spitalin Jupiter Medial të Floridas.

Ish futbollist amerikan që u shndërrua në aktor pas një lëndimi që ndërpreu karrierën e tij, Reynolds mund të thuhet se pati fat në fatkeqësi, pasi që për një dekadë pati disa role në Hollywood para shpërthimit të madh me filmat si “Deliverance”, “The Longest Yard” dhe filmi për të cilin njihet më së shumti, “Smokey and the Bandit”.


Reynolds lindi në Lansing, Michigan, më 11 shkurt, 1936.

Ai ishte një prej seks simboleve të njohura të kohëve të tij. Ai u paraqit nudo në revistën Cosmopolitan në prill të vitit 1972. Aktori ishte edhe hamshor, duke u martuar dy herë, së pari me Judy Carne dhe më pas me Loni Anderson.

Përkundër dy martesave, dashuria e vërtetë e tij ishte partnerja në filmin e karrierës s ëtij, “Smokey and the Bandit”, Field.

Reynolds konsiderohet prej ikonave më të mëdha të filmit në vitet e 70-ta. /Telegrafi/