LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesit e Google me studim për të luftuar varësinë ndaj telefonave

Hulumtuesit e Google me studim për të luftuar varësinë ndaj telefonave

Një grup hulumtuesish nga Google kanë kryer një studim për të parë se si një person i rëndomtë mendon për telefonin dhe teknologjinë e tyre në përgjithësi – diçka që mund të ndihmojë Google për t’i ndihmuar më shumë njerëzit të menaxhojnë kohën që shpenzojnë duke përdorur teknologjinë e tyre.

Në një artikull në blogun që detajon studimin, studiuesit vunë në dukje se në përgjithësi, përmes ardhjes së mediave sociale, emailit dhe lajmit, njerëzit me shumicë dërrmuese ndjenin një ndjenjë detyrimi për pajisjet e tyre – diçka që përfundoi duke shkaktuar shumë stres të panevojshëm.

Ka disa arsye për këtë, sipas artikullit. Para së gjithash, telefonët e meçur janë ndërtuar për t’u angazhuar – dhe është e vështirë për të thyer shprehinë e përdorimit të tyre. Mbi të gjitha, njerëzit ndjenin një detyrim për t’iu përgjigjur shpejt mesazheve – sikur të duhej të ishin në dispozicion në moment.


Studimi vuri në dukje gjithashtu se ndërsa shumë njerëz shpresojnë të shkëputen, ata gjithashtu dëshirojnë të zgjedhin kur të shkëputen. Kur është e detyruar – si kur pajisjet nuk kanë bateri ose harrojnë telefonin në shtëpi – njerëzit ndjehen të shqetësuar për mesazhet dhe njoftimet që mungojnë.

Studiuesit nuk e vunë re vetëm këtë sjellje – ata gjithashtu vunë në dukje disa mënyra në të cilat kompanitë e teknologjisë si Google mund të ndihmojnë përdoruesit të gjejnë një ekuilibër më të mirë. Për fillim, telefonat tanë duhet të jenë më të mirë në lehtësimin e shkëputjes nga bota dixhitale duke u dhënë përdoruesve informacion në lidhje me kohën që shpenzojnë në pajisjet e tyre.

Së dyti, telefonat e mençur mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tundimit për t’u ri-kyçur, me veçoritë si kohët e aplikacioneve. E fundit por jo më pak e rëndësishme, telefonat mund të lehtësojnë shkyçjen e pjesshme – duke kufizuar disa aplikacione. Google dhe Apple tashmë e bëjnë këtë me Digital Wellbeing dhe Screen Time.

Sipas postimit në blogun e kompanisë, Google ende do të ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë jetën e tyre dixhitale. Në fakt, po punon për më shumë mjete për të ndihmuar prindërit në veçanti për të menaxhuar qasjen që fëmijët e tyre kanë në teknologji.

Siç shkruan në blog, “një ndjenjë detyrimi ka hyrë në teknologji. Njerëzit duan mjete për ta larguar varësinë. Ata duan të jenë në gjendje të vënë mënjanë telefonin e tyre ndonjëherë, të mos shqetësohen që po humbin ndonjë gjë absolutisht urgjente dhe të ndjehen në kontroll ndaj përdorimit të tyre të telefonit. Ne kemi një përgjegjësi për ta bërë më të lehtë këtë – t’u japim njerëzve një mënyrë për të rimarrë kohën e tyre dhe të mos ndjehen të lidhur me pajisjet e tyre “.  /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?

Epic Games po ofron videoloja falas për Android dhe iOS - a i keni provuar ato?

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
Kalo në kategori