Deputeti i së majtës në Bundestagun Gjerman, Stefan Liebich, nuk është për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse dy vendet bien dakord, me njëri-tjetrin atëherë thotë ai, ne do ta pranojmë vendimin e tyre.
Këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, – cili është qëndrimi i partisë E Majta?
Stefan Liebich: Dëgjohet sikur ka logjikë që problemet të zgjidhen me këmbime territoresh. Por kjo është një politikë e gabuar, një politikë që përpiqet të krijojë shtete monoetnike. Nuk më duket e mençur. Më duket më e logjikshme që të punohet për heqjen e kufijve në kuadër të BE-së dhe jo duke krijuar shtete të pastra etnikisht me këmbime territoresh. Një gjë e tillë nuk do të funksionojë.
Pra, kufijtë janë të paprekshëm. Do të vlente ky parim edhe për shtetet e tjera në rajon?
Jo ndryshimi i kufijve nuk është tabu, por duhet të ndodhë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në dakordim reciprok dhe jo me ndërhyrjen as të BE-së dhe as të SHBA-ve. Por problemet nuk zgjidhen duke krijuar shtete të pastra etnikisht. Aty ku çështjet kufitare janë ende të hapura, ato duhet të zgjidhen. Ishte gabim që u pranuan anëtarë të rinj në BE pa zgjidhur më parë çështjet ndërkufitare. Kjo nuk duhej të ndodhte në të ardhmen, por unë besoj se perspektiva në të vërtetë duhej të ishte që, në një konstrukt të përbashkët, pra, në atë të Bashkimit Europian, kufijtë të bëheshin të tepërt.
Po sikur Serbia dhe Kosova të binin dakord me njëra-tjetrën, a do të pajtoheshit ju me ta?
Ne nuk jemi fuqi koloniale. Janë shtete sovrane dhe mund të vendosin vetë, nëse duan ta bëjnë, ne duhet ta pranojmë. Edhe më parë ka pasur raste të tilla, si për shembull kur Çekosllovakia u bë Çeki dhe Sllovaki, para pak kohësh u krijua Sudani i Jugut. Gjëra të tilla janë të mundshme, juridikisht korrekte dhe ne duhet t‘i pranojmë. Por unë personalisht mendoj se këto nuk i zgjidhin konfliktet e brendshme të secilit vend.
Si do ta gjykonit politikën e qeverisë gjermane ndaj Ballkanit?
Mendoj se tani po paguhet llogaria për gabimet e së kaluarës. Kur po shpërbëhej ish-Jugosllavia, qeveria gjermane ishte nga të parat që përkrahu shtetet monoetnike. Tani kjo politikë po hakmerret, sepse tani nuk mund të thuash: mjaft me kaq, tani pajtohuni. Por kjo është çorba e prishur e së kaluarës.
Ku e shihni të ardhmen e këtyre vendeve?
Për momentin është shumë e vështirë të flitet për një raund të ri zgjerimi të BE-së. Dhe kjo nuk ka aq të bëjë aq me vetë vendet: Ne duhet të sqarojmë më parë konfliktet e shumta të brendshme. E kam të vështirë t’u shpjegoj zgjedhëseve dhe zgjedhësve të mi se përse Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë nuk duhet hequr dorë. Bashkimi Europian duhet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të forcohet dhe paralelisht duhen vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të atjeshme. E këtu bën pjesë edhe sqarimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, në planin afatgjatë heqja e kufijve në kuadër të BE-së është alternativa më e mirë.
A nuk do të ishte më mirë që këto vende të hynin së bashku në BE, a do të ishte një opsion për ju?
Është shumë jorealist. Këto vende kanë bërë përparime të ndryshme. Nëse në fund të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin në BE, kjo do të ishte një zgjidhje e mirë. Por kjo duhet parë për secilin vend më vete. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite