LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptare bllokon një kamion, shpallet në kërkim 43 vjeçari nga Gjakova

Policia shqiptare bllokon një kamion, shpallet në kërkim 43 vjeçari nga Gjakova
Foto: Ilustrim

Policia shqiptare njofton se ka bllokuar një kamion, pasi mjeti dyshohet se i është marrë një qytetari nga Deçani.

Me ketë rast po punohet për kapjen e një qytetari nga Gjakova, pasi i njëjti kishte blerë mjetin nga deçanasi dhe nuk i ka paguar paratë, përcjell Telegrafi.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe gjakovari do të përballet me akuzat për mashtrim.


Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.H., vjeç 43, banues në Gjakovë Kosovë, pasi më datë 17.08.2018 , me anë të mashtrimit, shtetasit A.Gj., vjeç 44, banues në Deçan Kosovë, i ka blerë një kamion dhe nuk i ka dhënë lekët. Mjeti u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale në fshatin Pjezë. Po punohet për kapjen e B.H. Neni 143/1 i Kodit Penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori