LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon seanca në Gjykatën e Apelit për ankesën e Gruevskit, ish-kryeministri nuk do të merr pjesë

Sot vazhdon seanca në Gjykatën e Apelit për ankesën e Gruevskit, ish-kryeministri nuk do të merr pjesë

Gjykata e Apelit sot duhet ta vazhdojë seancën publike për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin, të cilët u dënuan me burg në lëndën “Tanku”.

Gruevski dhe Popovski para Këshillit Gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi dje Gruevski në konferencën për shtyp nuk do të paraqitet në Gjykatën e Apelit, sepse siç tha, vendimi është sjellë politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski: Kanë vendosur të më arrestojnë para referendumit, të gjitha akuzat janë të fabrikuara (Video)
Lexo po ashtu Gruevski: Kanë vendosur të më arrestojnë para referendumit, të gjitha akuzat janë të fabrikuara (Video)

Gruevski akuzoi se pushteti po zhvillon persekutim kundër tij, ndërsa gjykatësit janë profesionistë, por punojnë nën presion.


Gjykata e Apelit në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën për shtyp nga Nikolla Gruevski lidhur me lëndën “Tank”, duke i vlerësuar si gënjeshtra dhe manipulime të ashpra me opinionin.

Në seancën të premten gjykatësi raportues e lexoi aktvendimin e shkallës së parë. Gjatë seancës u bënë disa pushime, për shkak të kërkesave të dorëzuara për përjashtim të këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykatësit raportues dhe kryetarit të këshillit gjyqësor nga ana e avokatit Sterjo Zikov dhe të dënuarit Nikolla Gruevski. Të gjithë kërkesat u refuzuan.

Për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-zëvendësministri në MPB Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori