LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim me delegacionin e SIGA-s: Kosova përfaqësohet më së miri përmes sportit

Haradinaj në takim me delegacionin e SIGA-s: Kosova përfaqësohet më së miri përmes sportit
(Foto: Kryeministri-ks.net)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim delegacionin e Aleancës Globale për Integritetin e Sportit (SIGA), të kryesuar nga drejtori ekzekutiv Emmanuel de Medeiros, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të Forumit të IV-të të Aleancës Globale për Integritetin në Sport, (SIGA), e cila punimet e saj do t’i zhvillojë më 4 dhe 5 shtator në Prishtinë.

Në këtë takim, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës mbështet sportistët në çdo garë rajonale dhe botërore, duke i vlerësuar ata ambasadorët më të mirë të paqes, të cilët po e lartësojnë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.


(Foto: Kryeministri-ks.net)

Po ashtu, Haradinaj theksoi faktin se sportistët kosovarë kanë shënuar histori duke na bërë krenarë me ngritjen e flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike dhe gara të ndryshme ndërkombëtare, në të njëjtën kohë duke i sjellë Kosovës medalje.

Lajmet për Haradinajn
Lexo po ashtu Lajmet për Haradinajn

Me këtë rast, ai tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, përmes investimeve në infrastrukturën sportive – thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

(Foto: Kryeministri-ks.net)

Në takim u bisedua edhe për përgatitjet për Forumin e IV-të të Aleancës Globale për Integritetin në Sport, (SIGA), i cili do të mbahet në Prishtinë.

Temë kryesore do të jenë praktikat më të mira të integritetit në sport dhe integritetit financiar për sportin e pastër, për standardet universale të SIGA-s, të cilat e shtyjnë sportin drejt një epoke të re.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i KOK-ut, Besim Hasani.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori