LAJMI I FUNDIT:

Kepa thotë se nuk e ka presion vlerën rekorde që Chelsea e ka paguar për ta blerë atë nga Bilbao

Kepa thotë se nuk e ka presion vlerën rekorde që Chelsea e ka paguar për ta blerë atë nga Bilbao

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, insiston se blerja e tij rekorde nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro nuk është aspak presion për atë.

Spanjolli erdhi në Stamford Bridge për të zëvendësuar Thibaut Courtois dhe tani shpreson të bëjë mirë te Blutë.

“Çmimi nuk ka të bëjë me mua, është tregu i transferimeve i tillë”, ka thënë Kepa për Diario AS.


Kepa Arrizabalaga gjatë prezantimit si lojtar i Chelseat (Foto: Getty Images)

“Vlerat e transferime po rriten dhe do të vazhdojnë, për këtë arsye nuk brengosem për vlerën e transferimit, është normale”.

“Jeta në Chelsea ka filluar shumë mirë, është më mirë kur i fitojmë ndeshjet dhe unë kur mbaj portën e paprekur. Është klub i mirë për mua sepse ka shumë spanjoll të suksesshëm që kanë luajtur këtu dhe të tjerë që luajnë”.

Hazard e pranon që nuk i pëlqen kur e shikon Alonson në sulm
Lexo po ashtu Hazard e pranon që nuk i pëlqen kur e shikon Alonson në sulm

“Ky është klub që ka fituar gjithçka që fitohet në vitet e fundit. Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Ligën e Evropës dhe Kupën FA”.

“E pranoj se çdo transferimi im është paksa i rrezikshëm, por ky është një hap i rëndësishëm në karrierë”, ka shtuar Kepa. /Telegrafi/