LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova merr pjesë në seancë

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova merr pjesë në seancë

Deputetja  e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Rugova është e vetmja deputete nga partia e saj e cila po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku po diskutohet për emërimin e Ekipit negociator dhe dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, LDK-ja si dhe të gjitha partitë e tjera opozitar e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre nuk ka qenë urgjente të mbahet. /Telegrafi/