Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka theksuar se politika dhe opinioni publik në Kosovë është në terr informativ, dhe sipas tij ky terr informativ u është shkaktuar nga njeriu i parë i vendit dhe mbështetësit e tij në Kosovë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ajo që është e dukshme deri më tani, është kjo: Thaçi e Vuçiqi udhëhiqen nga një psikologji e filozofi mashtrimi ndaj opinioneve përkatëse”.
“Nuk ka asnjë dyshim, hyrja në mes këtij pazari nuk është për lavd për asnjë njeri! Fatmir Limaj ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe njëkohësisht një rrezik të madh, kuptohet nëse ketë mundësi ia jep Kuvendi i Kosovës. A ia vlen të rrezikohet? Ndoshta ia vlen, por punë me rreziqe të shumta është. Bashkimi i përfaqësuesve të opozitës me Komisionin qeveritarë mund të jetë një siguresë më e madhe për shumicën e njerëzve tanë. Kohë më parë, ishte kërkesë e opozitës që ketë çështje ta merrte qeveria. Mbase kishte të drejtë. Por kjo varet shumë se si kësaj çështje do t’i qaset nesër?”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“KU ËSHTË E VËRTETA
Si politika ashtu edhe opinion publik në Kosovë është në terr informative. Ky terr informative u është shkaktuar nga njeriu i parë i vendit dhe mbështetësit e tij në Kosovë. Ajo që është e dukshme deri më tani, është kjo: Thaçi e Vçiqi udhëhiqen nga një psikologji e filozofi mashtrimi ndaj opinioneve përkatëse. Në ketë rrafsh janë më shumë se identik. Prej nga është ky identitet, nuk mund ta them se nuk është lami e studimit tim.
Sot Qeveria vendosi që ta formoj një Komision për bisedime i cili duhet të miratohet në Kuvend. Mbase është mirë. Një gjë është e vërtete as koalicioni qeveritar nuk e dinë se për çka janë marrë vesh deri më tani Presidenti i Kosovës me Presidentin e Serbisë?! Ndoshta, një mundësi për të mësuar se cila është marrëveshja Thaçi – Vuçiq, është Komisioni i Qeverisë së Kosovës. Ky Komision duhet ta ketë për obligim që t’i raportoj Kuvendit dhe ta njoftoj opinionin publik se për çfarë janë marrë vesh dy Presidentet. Opinioni për të pasur një siguri më të madhe, Komisionit të Qeverisë duhet t’i bashkohet edhe opozita me përfaqësuesit e saj dhe në fund Kuvendi duhet të jetë ai që e miraton marrëveshjen finale.
Përndryshe nëse i lehet kjo çështje një njeriu, as politika e as opinioni në Kosovë nuk do ta dinë se për çka po bëhet fjalë.
Deri tani, prej që është hapë kjo temë ne kemi arritur të mësojmë diçka nga Presidenti Thaçi e diçka nga Vuçiqi e Dqçiqi, por edhe po të bëhen bashkë këto që na ofron Thaçi dhe politika e lartë serbe, ne, nuk mund ta kemi pasqyrën e plotë të asaj që ne presim ta shohim e ta dimë. Ajo që e dimë deri më tani është kjo: Thaçi po e dëshiron Kosovën Lindore, por pa e cekur se çka do të jep si kompensim për ketë. Ndërsa nga Vuçiqi e Daçiqi po e kuptojmë se po e dëshirojnë pjesën veriore të Kosovës. Ata po e përmendin: Jarinjën dhe Bërnjakun, në ketë fazë jo më shumë. Por kjo nuk është e tëra.
Nuk ka asnjë dyshim, hyrja në mes këtij pazari nuk është për lavd për asnjë njeri! Fatmir Limaj ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe njëkohësisht një rrezik të madh, kuptohet nëse ketë mundësi ia jep Kuvendi i Kosovës. A ia vlen të rrezikohet? Ndoshta ia vlen, por punë me rreziqe të shumta është. Bashkimi i përfaqësuesve të opozitës me Komisionin qeveritarë mund të jetë një siguresë më e madhe për shumicën e njerëzve tanë. Kohë më parë, ishte kërkesë e opozitës që ketë çështje ta merrte qeveria. Mbase kishte të drejtë. Por kjo varet shumë se si kësaj çështje do t’i qaset nesër?
Opozita e ka një mundësi, sigurisht jo të art për t’u bërë pjesë e këtij problemi që duhet të zgjidhet. Opozita vetëm duke qenë pjesë e Komisionit Qeveritar e ka mundësinë për t’i ndihmuar pozitivisht këtij procesi! Procesit nuk mund t’i ndihmojmë nëse nuk bëhet platforma e jonë për këto bisedime përfundimtare.
Përndryshe e humbë mundësinë për t’u informuar e për të ndikuar pozitivisht në ketë proces të ndërlikuar skajshmërisht!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!