Në fjalimin e saj të fundit përpara vitit elektoral 2019 për Parlamentin Evropian, në Konferencën e përvitshme të Ambasadorëve të BE-së që largohen dhe ata që marrin detyrën nga tani, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka theksuar ndër të tjera se përgjatë këtij viti duhet bërë ende shumë për të ngurtësuar gjithçka është arritur deri më tani.
“Kemi shumë për të bërë për të përmbushur punën tonë dhe për t’i lënë pasardhësit, që do të ketë nderin dhe kënaqësinë të bëjë këtë punë pas meje, vitin e ardhshëm, të gjitha instrumentet e nevojshme dhe të domosdoshme që të punojë siç duhet”, do të shprehej në fillim Mogherini, e cila la edhe “amanetet” e saj.
“Do të jetë një vit intensiv për përgatitjet drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Më lejoni të jem e qartë: kjo mundësi duhet të kapet tani! Nuk është një lëshim që po bëjmë ne, është në interesin e qytetarëve europianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Në Ballkan, sot është më se e qartë se Bashkimi Europian është pikë reference. Më lejoni t’u them diçka edhe atyre që kanë frikën se fuqi të tjera po bëhen gjithnjë e më të pranishme në rajon: për sa kohë që ne të jemi të pranishëm në rajon, nuk ka hapësirë për të tjerë”, tha Mogherini.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së solli në vëmendje se, viti i kaluar ishte jashtëzakonisht intensiv, por muajt e ardhshëm do të jenë edhe më vendimtarë, duke u ndalur edhe te marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Besoj se ekziston një mundësi reale që presidentët Vuçiq dhe Thaçi të arrijnë një marrëveshje që do të adresojë të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese ligjërisht për të normalizuar marrëdhëniet mes dy palëve. Një marrëveshje që të jetë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, e që do të mund të ndihmojë në qendrueshmërinë e të gjithë rajonit. Më lejoni të përmend edhe data, sepse viti i ardhshëm 2019 do të jetë edhe 20-vjetori i luftës në Kosovë. Për këtë arsye besoj se ka ardhur koha që t’i jepet fund atij konflikti”, tha më tej Mogherini.
Federica Mogherini u ndal edhe në çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit.
“Mes palëve u manifestua një marrëveshje gjatë verës, ndërkohë që në Maqedoni do të zhvillohet brenda pak javësh një referendum për emrin. Shpresoj që së shpejti, ai vend të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Mogherini.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli – Pasioni dhe angazhimi i tij politik
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?
Mashtruan biznesmenin në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër