Pasardhësi i parë nga Corvette, që do ta ketë motorin në mes
Tashmë e dimë që do të lansohet, pasi Chevrolet ka bërë të ditur se është duke punuar në një Corvette të re, transmeton Telegrafi.
Madje, ky pasardhës do të jetë ndryshe prej të tjerëve, pasi do ta ketë motorin në mes, për dallim prej të tjerëve që e kishin në pjesën e përparme. Megjithatë, nuk dihej se çfarë pamje do të ketë.
Ende nuk dihet saktësisht pamja, pasi shtresa e kamuflazhit që e kishte mbuluar një Corvette C8 që po testohej në Nurburgring të Gjermanisë, nuk lejonte të shihej shumë.
Fotografitë e shkrepura prej spiunëve, e tregojnë këtë model që për dallim nga C7, e ka kapakun e përparmë shumë të madh, si dhe linja e xhepa gjigant që ia rrisin aerodinamikën.
Pjesa e pasme ka një kamuflazh të rëndë, përfshirë edhe xhamin, ndërsa shihen qartë gypat gjigant për nxjerrjen e gazrave.
Nën kapak pritet ta ketë motorin me 4.2-litra që prodhon 500 kuajfuqi, si dhe versionin 5.5-litra V8 që prodhon deri në 600 kuajfuqi.
Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, do të ketë elemente shtesë që do t’ia mundësojnë të prodhojë deri në 800 kuajfuqi.
Motori elektrik që do t’i vendoset në pjesën e përparme, thuhet që do t’i ndihmojë të prodhojë deri 1,000 kuajfuqi. Deri në prezantimin final, vetëm mundemi t’i shikojmë imazhet që u shkrepën teksa po testohej në piste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City