LAJMI I FUNDIT:

Qalaj mbledh menaxhmentin e Policisë

Qalaj mbledh menaxhmentin e Policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka mbajtur sot një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës duke përfshirë drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonal.

“Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku drejtori Qalaj kërkoi nga menaxhmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik i Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor, e në veçanti u potencuan dhe njëherit u kërkua në vazhdimësi ngritja e performances dhe integritetit policor”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Në këtë takim, sipas një njoftimit për media, u diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.


Drejtori Qalaj, theksoi se përmes vlerësimit të performancës së zyrtarëve policor, përmes menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori