LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i telefonave hyn në fuqi në shkollat franceze

Ndalimi i telefonave hyn në fuqi në shkollat franceze

Fëmijët francezë që kthehen në shkollë pas pushimeve verore do të duhet ta bëjnë këtë pa telefonat e tyre mobil.

Qeveria ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e telefonit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për tërë ditën, duke përfshirë edhe kohën gjatë pushimeve – me përjashtime në raste emergjente dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.


Nxënësve u kërkohet të mbyllin telefonat e tyre ose t’i vendosin në një dollap me çelës. Shkollat e mesme mund të zbatojnë vullnetarisht masën.

Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer tha se ligji synon të ndihmojë fëmijët të përqëndrohen në mësime, të shoqërohen më mirë dhe të ulin përdorimin e mediave sociale. Ndalimi është gjithashtu i dizajnuar për të luftuar ngacmimin në internet dhe për të parandaluar vjedhjet dhe dhunën në shkollë.

Ligji u lejon mësuesve të konfiskojnë telefonat deri në fund të ditës në rastet e mospërfilljes.