LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot fillon viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore

Maqedoni, sot fillon viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore

Për rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, prej të cilëve 20.000 filloristë, sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve paraprake nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pritet që viti shkollor 2018/2019 të fillojë me plan programet arsimore të korrigjuara për klasën e parë, të dytë dhe të tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për filloristët propozohet zvogëlim i numrit të lëndëve, të paktën katër orë mësimore në ditë, më shumë pushim dhe lojëra, ushtrime në orë në vend të detyrave të shtëpisë dhe reduktim të testeve.


MASH për vitin e ri shkollor do të dorëzojë 22 libra shkollor të korrigjuar nëpër shkolla. Për herë të parë nga ky vit shkollor të gjithë librat që MASH i siguron falas për nxënësit do të mund të gjenden në shitje të lirë me të njëjtin çmim me të cilin i blen Ministria.

MASH paralajmëroi edhe se të gjithë nxënësit nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë do të kenë libra tërësisht të rinj çdo vit shkollor.

Viti i ri shkollor do të fillojë edhe me paga më të larta për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Rritja është pesë për qind, ndërsa do të fillojnë ta marrin me pagesën e pagës së shtatorit.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori