LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia indiane rritet me 8.2%

Ekonomia indiane rritet me 8.2%

Rritja ekonomike e Indisë preku nivelin rekord të më shumë se dy viteve, duke u ngjitur në 8.2 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Kryeministri indian Narenda Modi ka qenë vazhdimisht nën presion për të çuar përpara premtimin e tij për reforma dhe hapjen e vendeve të punës për miliona të rinj të papunë dhe siç duket ky është një stimul politik në vitin e fundit të mandatit të tij, përpara zgjedhjeve të tjera.

Prodhimi dhe konsumi privat vlerësohen si lokomotiva e rritjes ekonomike, duke nxitur shpresat se për ekonominë gjigante të Indisë ka filluar kthesa, përcjell Telegrafi.


Leximi i rritjes ekonomike për tremujorin e dytë 2018 rezulton bindshëm mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve që flisnin për 7.6 për qind rritje, ndërkohë që kjo shifër është më e larta që prej 2016-së, e cila ishte 9.3 për qind.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia indiane ia kaloi Francës, duke i zënë vendin si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori