LAJMI I FUNDIT:

Trump mungoi në funeralin e McCain, por jo Ivanka dhe Jared Kushner

Trump mungoi në funeralin e McCain, por jo Ivanka dhe Jared Kushner

Pavarësisht se as presidenti Donald Trump dhe as bashkëshortja e tij Melania Trump nuk morën pjesë në shërbesën përkujtimore në nder të senatorit të ndjerë John MacCain të zhvilluar në Uashington gjatë së shtunës, vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishin që të dy të pranishëm.

Përpara se të niste ceremonia në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, çifti në fjalë u panë të mbërrinin së bashku.


Ivanka, 36 vjeç, u pikas edhe teksa përqafonte senatorin Lindsey Graham, i cili ishte mik i ngushtë i McCainit.

Media amerikane “Axois” raportoi gjithashtu se në shërbesë morën pjesë edhe pjesëtarë të tjerë të administratës “Trump”, si shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Gjatë asaj kohe, presidenti Trump bënte atë që pëlqen më së shumti, “cicërimat” në Twitter.

Ai shkruante në rrjetin social mbi negociatat për “NAFTA”-n, duke kërcënuar të linte jashtë marrëveshjes Kanadanë.

Më tej, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për të ndjekur kursin e tij të golfit në Virginia.

Sa i përket faktit nëse presidenti ishte ftuar apo jo të merrte pjesë në funeralin e McCainit, burime nga Shtëpia e Bardhë i thanë “Associated Press” se familja e McCainit i kishte kërkuar presidentit të mos merrte pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes tij dhe senatorit të ndjerë në të kaluarën.

Gjithsesi, një familjar i McCainit i kishte thënë “People” se, politikani i ndjerë nuk e kishte ndaluar pjesëmarrjen e Trumpit në funeralin e tij. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori