LAJMI I FUNDIT:

Spekulimet për ndarje nuk e shqetësojnë, Mimoza Shkodra shfaqet e buzëqeshur

Spekulimet për ndarje nuk e shqetësojnë, Mimoza Shkodra shfaqet e buzëqeshur

Mimoza Shkodra duket se nuk po e përjeton aspak rëndë ndarjen nga ish i fejuari, Seldi Qalliu.

Çifti që bëri bujë në media për dashurinë e tyre që e shprehën publikisht edhe me këngë, u fejuan kohë më parë.

Mimoza dhe Seldi në fejesën e tyre. Burimi i fotos: Instagram

Ata fejesën e tyre e bënë hapur dhe me një ceremoni private.


Por, dyshja besohet se ka pasur krisje në raporte dhe lidhjes së tyre ashtu edhe fejesës, i kanë dhënë fund.

Vet Mimoza ka refuzuar të flasë për spekulimet duke qëndruar e heshtur… dhe e buzëqeshur!

https://instagram.com/p/BnM1A9PHqmc/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Kështu, në imazhin e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, bukuroshja shfaqet atraktive, por pa shkruar asgjë në mbishkrim.

Mimoza ka pasur verë aktive me koncerte, por duket se turbulencat në jetën private kanë ndikuar që ajo të mos lansojë ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/