LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllen punimet “Forumi i Dubrovnikut”

Përmbyllen punimet “Forumi i Dubrovnikut”

Të shtunën përmbylli punimet ‘Forumi i Dubrovnikut’, që u mbajt në mes datave 31 Gusht – 1 Shtator 2018.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri së bashku me Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj kanë qenë të pranishëm në përmbylljen e punimeve te “Forumi i Dubrovnikut”, i cili është mbajtur prej 31 gushtit deri sot,  ku nikoqir i saj ishte kryeministri i Kroacisë, Plenkovic.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka treguar për rëndësinë dhe temat që janë diskutuar në këtë forum.


Tema kyçe e këtij forumi ishte ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë Mediterani, Evropa dhe Ballkani Perëndimor’, ndërkaq nën-temat ndërlidheshin nisur nga: ‘Përkufizimi i sfidave – shqyrtimi i zgjidhjeve’; ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë përmes interkonektivitetit të përmirësuar infrastrukturor’; e deri tek ’Fuqizimi i qëndrueshmërisë duke luftuar lajmet e rrejshme (Fake News).

Në këtë forum, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga Kryeministri Haradinaj, i vlerësuar në mesin e folësve kyç të konferencës. Kjo ishte mundësi e mirë që Kosova të prezantoj progresin, të ri-konfirmoj partneritetin rajonal, e njëkohësisht të kërkoj mbështetje nga akterët rajonal e ndërkombëtar. Ndër të tjera, ky forum ishte ri-konfirmim për mbështetje të shtuar euro-atlantike, për Ballkanin Perëndimor, e me theks për Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, në takime të ndara me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Matthew Palmer, u diskutua për proceset ekonomike, politike dhe të sigurisë në rajon dhe nevojën për mbështetje të SHBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, në veçanti e domosdoshme për proceset aktuale politike dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë.

Në rrafshin e reformave të agjendës evropiane, u diskutua me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar z. Neven Mimica, ku Qeveria e Kosovës pasqyroi angazhimin e treguar për zhvillim ekonomik, fuqizim të rendit dhe të ligjit, përmbushje të obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, zhvilloi takime dhe prezantoi edhe me delegacione të tjera dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse në forum. Në këtë konferencë, u pasqyrua serioziteti dhe përkushtimi institucional për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, për ta përafruar vendin në procesin integrues e parasëgjithash për ta thelluar perspektiven euro-atlantike të Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori