LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e bletëve, Franca ndërmerr hapa për t’i mbrojtur

Zhdukja e bletëve, Franca ndërmerr hapa për t’i mbrojtur

OKB kohë më parë, kishte tërhequr vërejtjen se gati gjysma e bartësve të polenit në botë (sidomos bletët dhe fluturat) janë në rrezik zhdukjeje.

Në Francë ka hyrë në fuqi ndalimi i pesë llojeve të pesticideve neonikotinoide, me çka ky vend ka vendin prijës në luftën kundër kimikateve përgjegjëse për zvogëlimin drastik të bletëve.


Vendimin e Francës e kanë përshëndetur aktivistët për mbrojtjen e ambientit dhe bletarët, por po e kundërshtojnë kultivuesit e repës së sheqerit dhe drithrave, të cilët thonë se nuk kanë alternativë efikase për të mbrojtur të mbjellat nga dëmtuesit.

Në fakt, në BE janë në fuqi tri ndalesa të tre llojeve të neonikotinoideve në të mbjella: imidaklopridit, klotianidinit dhe tiametoksamit.

Franca i ka ndaluar edhe dy lloje tjera (acetamipridin e tiaklopridin), madje jo vetëm në fusha, por edhe në serra.

Këto isekticide janë në përdorim që nga të nëntëdhjetat dhe edhe sot përdoren me shumicë. Por, më vonë u kuptua se u bëjnë dëm shumë bletëve, sepse ua shkatërrojnë ciklin riprodhues, ua dëmtojnë aftësitë e navigimit si dhe rezistencën ndaj sëmundjeve.

OKB para do kohe ka tërhequr vërejtjen se gati gjysma e bartësve të polenit në botë (sidomos bletët dhe fluturat) janë në rrezik zhdukjeje.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori