LAJMI I FUNDIT:

‘Street Party Prishtina’, muzikë dhe art

‘Street Party Prishtina’, muzikë dhe art

Të dielën e ardhshme, në kryeqytet do të mbahet ‘Street Party Prishtina’, ku do të ketë muzikë, art dhe inovacion.

Për realizimin e kësaj ngjarjeje në bashkëpunim janë Next Level me kafiteritë e kafeve të vogla: Etno, Che Bar, Monroe, Large Bar, Trock, Lips dhe Annex, ndërsa evenimenti është nën patronatin e Komunës së Prishtinës.


Me datën 9 shtator, nga ora 13:00 deri në orën 23:00 do të bllokohet Rr.” Fehmi Agani” për qarkullim të mjeteve.

Nga muzika do të jetë D Master, Bannzz, Dagz, PM, Geek, Gesundheit, Funk OFF, MiM dhe mysafirja speciale nga Japonia HITO.

Do të këtë Open Gallery për artistë dhe studentë, ku do të mund ta shesin dhe ekspozojnë punën e tyre, gjithashtu do të ketë artistë për ‘Street Art’, ku rrugën “Fehmi Agani” do ta pasurojnë me ngjyra.

Për idetë dhe aktivitetet artistike është përkujdesur Donat Rashica.

Gjithashtu do të ketë hapesirë për vepra inovative, ku edhe këta krijues do të mund të ekspozojnë dhe shesin punën e tyre.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 7 shtator dhe veprat më artistike dhe inovative do të përzgjidhen deri me 8 shtator, dhe me 9 shtator të gjithë do të jenë prezentë gjatë eventit.

Ky eveniment përkrahet nga Win Music Freedom KS, Birra Peja,Vala, Frutti, Uji Akull, Jägermeister, Telegrafi.com, Radio Dukagjini.

Për anën kreative janë kujdesur ZYRE, VM3-D Line, Tretekatertat.

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori