LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Dubrovnik, kërkon mbështetje për anëtarësimin në INTERPOL

Pacolli në Dubrovnik, kërkon mbështetje për anëtarësimin në INTERPOL

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dubrovnikut ka takuar Ministrin e Jashtëm të Maltës, Varmelo Abela.

Sipas një njoftimi, në kuadër të këtij takimi bilateral fillimisht është diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve.

Në vazhdim, siç thuhet më tej, kryediplomati Pacolli i ka kërkuar homologut të tij mbështetjen në procesin e anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.


Gjithashtu, Ministri Pacolli ka kërkuar që Malta të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në zhvillimin e përgjithshëm përmes bartjes së përvojave të mira nga vendi i tyre.

“Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm nga Malta, Abelo theksoi se Malta si deri më tani do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj, ndërsa në referencë të kërkesës për INTERPOL, ai tha se Malta do të marrë përsipër të diskutojë me disa vende mike, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kërkojë votën e tyre në favor të Kosovës”.

“Në fund të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli, ftoi Ministrin Abelo që të vizitojë Kosovën”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori