LAJMI I FUNDIT:

Basha: Konfigurimi i kufijve më është paraqitur nga Serbia që në vitin 2010

Basha: Konfigurimi i kufijve më është paraqitur nga Serbia që në vitin 2010

Nga 1 shtatori Partia Demokratike nis punën për tu bërë gati për betejën elektorale të qershorit 2019.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se paralelisht me zgjedhjet, në parti do të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për garën për bashkitë.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat shqiptare, për herë të parë, lideri i opozitës shqiptare, ka folur edhe për çështjen e Kosovës, duke u shprehur kundër idesë për korrigjimin e kufijve.


“Dua të përsëris atë që ua kam thënë fare qartë përfaqësuesve më të lartë amerikanë dhe europianë, jo vetëm në këto 6 muaj, por që prej tetorit të vitit 2010, kur mu paraqit për herë të parë nga drejtuesit më të lartë serbë ideja e rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit, se kjo në thelb është një ide anti-BE dhe anti-NATO”, ka thënë ndër tjerash Basha.

Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë:

Basha: Rikonfigurimi i kufijve të Ballkanit: strategji anti-BE dhe anti-NATO

A duhen korrigjuar kufijtë për të arritur në një marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë?

Për këtë çështje qëndrimi im është bërë publik në takimet që kam patur së fundmi me Presidenten e Kroacisë por edhe në takimet e tjera që kam patur në nivelet e larta në Berlin, Uashington dhe me përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë Britanike: Sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovës. Ky sovranitet bazohet në Paketën Ahtisari që është kompromisi historik i Kosovës për të arritur pavarësinë e njohur sot nga 117 vende, nga të cilat 111 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nga 193 vende që ka OKB, 111 njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës me kufijtë përkatës.

PD mbështet dialogun për të çuar drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke Prishtinë- Beograd, si një parakusht për ecjen përpara të të dy vendeve drejt anëtarësimit të plotë në BE, në rastin e Kosovës, edhe në anëtarësimit të saj në NATO.

Paketa Ahtisari nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes, dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, Parlamentit të Kosovës, për një Kosovë anëtare të BE dhe NATO.

Paketa Ahtisari është themel i paqes dhe stabilitetit në rajon, ajo përbën së bashku me marrëveshjen e Ohrit dhe Dejtonit, themelet mbi të cilat është ndërtuar një Ballkan në paqe – sepse në paqe ka qenë këto 17 vite, pavarësisht se gangsterët e Ballkanit pretendojnë se e sollën ata paqen.

Por duhet të rrisim bashkëpunimin rajonal dhe të kryejmë reformat që na fusin në BE.

Në momentin kur jemi në BE, kufijtë nuk kanë më asnjë lloj kuptimi. Ç’kuptim ka kufiri Franko-Gjerman. Çdokush që ka patur mundësinë të udhëtojë nga Franca në Gjermani, apo anasjelltas e di se mallrat, njerëzit, kapitali, kalojnë pa asnjë farë vështirësie. BE këtë ka vlerë, që i zeron kufijtë dhe i njëhson rregullat, ligjet, të drejtat e qytetarëve, pavarësisht nëse jeton në Lisbonë apo Bratisllavë, në Helsinki apo në Nikosia.

Ky është rezultati final i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Rendja pas ndryshimeve kufitare zbulon një tjetër përqasje. Ashtu siç kam ndarë me përfaqësuesit më të lartë europianë dhe amerikanë, por edhe kosovarë dhe serbë, jo vetëm këto gjashtë muaj, por prej tetorit 2010 kur m’u paraqit për herë të parë nga drejtues serbë koncepti i rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit: kjo në thelb është një strategji anti-BE dhe anti-NATO. Shpreh bindjen e thellë se BE dhe SHBA si aksionerët kryesorë të paqes në Ballkan dhe mbështetësit kryesorë të orientimit Euroatlantik dhe Europian të Ballkanit nuk do të lejojnë të zhbëhet investimi i tyre prej tre dekadash: Miliarda dollarë dhe euro dhe qindra mijëra bija e bij të Perëndimit që kanë shërbyer me apo pa uniformë në këto tre dekada. Sfida për të gjithë vendet e Ballkanit është të realizojnë reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE dhe NATO, për të hedhur hapat e nevojshëm që të reduktojnë në maksimum domethënien e kufijve.

Mbi një platformë të tillë kam punuar si Ministër i Brendshëm, kam arritur edhe dakordësi parimore me përfaqësuesit relevantë të qeverisë serbe dhe të vendeve të tjera të rajonit, për një marrëveshje shengeni ballkanik, me qëllim që njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare. Ne do të mbështesim çdo përpjekje të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës për të avancuar procesin e dialogut por duke qëndruar fuqimisht në parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe natyrës unitare të qeverisjes së Republikë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori