LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora i përgjigjët mesazhit të veçantë të fanses së saj nga publiku

Rita Ora i përgjigjët mesazhit të veçantë të fanses së saj nga publiku
Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja Rita Ora ka qenë shumë e suksesshme sa i përket turit të saj të koncerteve.

Këtë verë ajo është gjendur para mijëra adhuruesve të saj në mbarë shtetet e Evropës.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo është shumë e dashur për publikun, teksa njëherësh është edhe shumë e lidhur me fansat e saj.


Në koncertin e fundit të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, një nga fanset në rendin e parë kishte përgatitur një pankartë të bukur për Ritën.

Foto: Getty Images

“A mund të vallëzoj me ty?”, shkruhej në këtë pankartë drejtuar fanses shqiptare.

Me të parë këtë, Rita Ora vendosi që ta ndajë së bashku me fansat në InstaStory, duke i shkruar edhe përgjigje fansave.

Rita Ora e uron me puthje Bebe Rexhën për ditëlindje
Lexo po ashtu Rita Ora e uron me puthje Bebe Rexhën për ditëlindje

“Ti mund të vallëzosh me mua një ditë e dashur!”, ka qenë përgjigja e këngëtares shqiptare drejtuar fanses së saj të dashur. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory