LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Të zbatohet Marrëveshja e Energjisë mes Kosovës dhe Serbisë

Pacolli: Të zbatohet Marrëveshja e Energjisë mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se para ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Siguria energjetike e Kosovës mbështetet në Termocentralet, funksionaliteti i të cilave varet nga rrjedha konstante e ujit për të ftohur gjeneratorët. Prandaj, kërkova me ngulm zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale.


Këtë e kërkova gjatë adresimit tim para Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët po marrin pjesë në takimin joformal në Vjenë, me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”.

Në vazhdim, referova në lidhje me kërcënimet në rritje të karakterit hibrid, për të cilat vlerësova se bashkëpunimi është i domosdoshëm. Përshëndeta nismat, si synimi për të nisur anketat e kërcënimeve hibride me vendet e Ballkanit Perëndimor, që na lejojnë të shqyrtojmë se si aplikohen kërcënimet në vende të veçanta, si dhe në rajonin tonë.

Në margjina të këtij aktiviteti, të organizuar nga Austria, si kryesuese e radhës së Presidencës së BE-së, zhvillova njё sёrё takimesh me homolog nga BE-ja dhe rajoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori